Malishevë, 23 nëntor - Shoqata e Bletarëve ,, Mëma” në Malishevë, ka mbajtur punëtorinë me temën: Shëndeti i bletarëve dhe mbrojtja nga sëmundjet ,, Pesta amerikane dhe ajo evropiane” . Për këtë temë referuan dy ekspertë gjermanë.
Në këtë punëtori interesimi për pjesëmarrje i bletarëve ishte i kënaqshëm, pasi kjo veprimtari prodhuese në territorin e Malishevës ka shënuar zhvillim. Sipas kryetarit të Shoqatës së Bletarëve ,, Mëma “, Salih Bytyçit, me këtë degë bujqësore merren 180 anëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBytyçi theksoi ,,Interesimi i bletarëve ishte i jashtëzakonshëm, prandaj për këtë çështje do të mbahen punëtori dhe trajnime, për një ekip vendor të bletarëve, i cili do të merret me punët në terren, me secilin bletar, që t’u ndihmohet në dhënien e njohurive elementare për eliminimin e kësaj sëmundje” përfundoi Bytyçi. Kurse në të ardhmen e afërt do të mbahen trajnime e punëtori me bletarët malishevas, të cilat do të mbështeten nga Unioni Evropian për Bletari.