Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes gjatë vizitës së tij në Kosovë ka thënë se liberalizimi i vizave është vonuar shumë, por sipas tij, për këtë nuk duhet të fajësohet Bashkimi Evropian.
Në konferencën për media, Sholtes ka thënë se Kosova është vonuar dy vjet dhe procesi i liberalizimit të vizave është dashur të përfundojë në kohë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë që tashmë kanë fituar liberalizimin e vizave, transmeton Koha.net.
“Liberalizimi i vizave realisht është vonuar shumë, por mos e fajësoni Bashkimin Evropian për mos liberalizim sepse Kosova është vonuar dy vite dhe është dashur që këtë proces ta kryejë të njëjtën kohë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Po e bëjë më të mirën nga ana jonë në Parlamentin Evropian, sa i perket liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Sholtes.
Kjo do të shprehet në raportin e progresit për Kosovën në PE, shumë shpejtë. Ne nga Parlamenti Evropian gjithmonë jemi në favor të liberalizimit por varet edhe nga raporti që përgatit Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.
-
Sholtes pret liberalizim të vizave sivjet
-
Sholtes: Jam optimist se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në fund të vitit
-
Dhjetë vjet negociata për procesin që s’dihet kur do të përfundojë
-
“Përvoja e hidhur” e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ia zvarrit liberalizimin Kosovës
-
Sholtes: Kosova i përmbushi të gjitha kriteret për viza, u dëshpërua nga mos-realizimi i premtimit