Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHMK e shqetësuar për rënien e numrit të malazezëve të Kosovës

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan M. Vujiçiq, përmes një letre drejtuar mediave ka shprehur shqetësimin për rënien e numrit të malazezëve në Kosovës, transmeton Koha.net.

“Të dhënat statistikore dhe realiteti i vrazhdë pamëshirshëm tërheqin vërejtjen se komuniteti malazias po përjeton një trend të pandalshëm të zhdukjes në hapësirat e Kosovës. Është interesant se rrallëkënd e prek fakti se sot në Prishtinë nuk jeton asnjë malazez i vetëm, ndërsa para luftës ishin mbi 6700. Kështu është situata edhe në Pejë, ku para luftës jetonin mbi 9900 malazezë. Njësoj është edhe në qytetet Gjakovë, Klinë, Istog dhe Deçan, në të cilat para luftës jetonin 3986 malazez”, thuhet në letër.

“Si pasojë e luftës dhe periudhës së pasluftës, përfshirë edhe etnocidin e kryer kushtetues ndaj qenies malazeze, pastaj për shkak të mosmiratimit të planit përkatës aksional të Strategjisë për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazias, që ishte shpresa jonë e fundit, nga Kosova u zhdukën 28000 malazezë. Nëse nuk ndodhin me urgjencë ndryshime radikale për të mirë, deri në regjistrimin e popullsisë më 2021 malazezët në Kosovë do të zhduken plotësisht”, shpreh shqetësimin kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan M. Vujiçiq.

Image