Një person është arrestuar të premten në Pejë, pasi dy ditë më herët dyshohet se kishte shkruar me sprej në një muri në fshatin Gorozhdec, fjalët “UÇK-Kosovo”.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, njësiti i hetuesisë në Pejë ka arritur të identifikojë dhe të shoqëronte në polici personin L.M. (1988).
Sipas njoftimit, pas intervistimit personit i është kompletuar lënda dhe e njëjta procedohet për Gjykatën Themelore, Divizioni për Kundërvajtje.
Një raport i veçantë do t’i dërgohet Prokurorisë Themelore në Pejë, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Këndoi këngë që nxisin përçarje e urrejtje ndëretnike, arrestohet një person në Gorazhdec
-
Policia has mbishkrime “Kosova është Serbi” në Rahovec
-
Një serb arrestohet në Pejë, akuzohet për krime lufte
-
U hodhi sprej dy policëve dhe i sulmoi fizikisht, arrestohet një person në Vushtrri
-
Arrestohen dy serbë në Gorazhdec të Pejës, dyshohen për ryshfet