Kiflet dhe qumështi, i cili u është dhënë nxënësve nga klasa e parë deri në të pestën në shkollat fillore të Komunës së Prishtinës, këtë vit ende nuk ka filluar të shpërndahet.
Zyrtarë komunalë të Drejtorisë për Arsim thonë se shkak i vonesës është mos përfundimi i punës nga Autoriteti Qendror i Prokurimit. E nxënësit dhe prindërit thonë se shumë më mirë ka qenë kur janë ushqyer në shkollë, sepse të ushqyerit jashtë shkollës rrezikon shëndetin e fëmijëve.
Shpresa Shala, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, i tha Radio Kosovës se konkursi për marrjen e tenderit për shujtën ditore për nxënës është hapur, por nuk ka konkurruar asnjë kompani, dhe tash e kemi rishpallur konkursin dhe po mundohemi të bëjmë një zgjidhje sa me të shpejtë.
-
S’ka shujta, nxënësit e marrin ushqimin nga shtëpia
-
Nxënësit e kryeqytetit pa qumësht e kifle, Komuna s’gjeti zgjidhje pas anulimit të tenderit
-
Dështon dhënia e shujtave ushqimore në këtë gjysmëvjetor për filloristët në Prizren
-
Kontejnerët përreth shkollave të Prishtinës të mbushur me kifle që komuna i shpërndan për nxënës
-
Musmurati thotë se në Prishtinë ka ende nxënës pa libra