Institucioni i Arsimit Privat, “International Maarif Schools” në Prizren, operon në Kosovë tash e një vit.
Por ndonëse Kosova është shtet laik, në këtë institucion, një numër i madh i mësimdhënëseve janë me mbulesë, raporton KTV.
Zyrtarë të këtij institucioni për 2 javë rresht nuk janë prononcuar për KTV-në dhe kështu nuk dihet se cili është programi i tyre mësimor.
Se me çfarë programi mësohet aty, nuk kanë dhënë detaje as zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.
Shkolla “International Maarif Schools of Kosova’’ financohet nga fondacioni Maarif, të cilën kohë më parë presidenti turk Erdogan ia propozoi homologut kosovar Hashim Thaçi, që të hapet në Kosovë në vend të shkollave të rrjetit Gulistan.
Artikuj të ngjashëm
-
MASHT-i mohon se planifikon mbylljen e shkollave të Gülen-it
-
Turqia shtyp shkollat e Gulenit në Kosovë
-
Haziri: S’kemi përvojë e as kapacitete teknologjike për të ndërtuar arsim online në Kosovë
-
Thaçi: Komunat serbe s’kanë shfaqur interesim për mësimin online
-
Mësimi nëpërmjet televizionit i pamjaftueshëm, thonë prindërit e nxënësve