Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët "Beqir Gashi" në Mleçan të Malishevës, e ka filluar periudhën e dytë me variantin e mësimit online, ka bërë me dije të enjten drejtori i kësaj shkolle, Fehmi Kryeziu.
Ai ka njoftuar se gjatë ditës parashihet montimi i kaldajës së re në këtë shkollë dhe pritjet sipas tij janë që javën tjetër të kalohet në mësim me prani fizike.
E njëjta shkollë ka pasur probleme me kaldajën edhe në 2 javët e fundit të gjysmëvjetorit të parë kur është detyruar të mbajë mësim online.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkolla e Mleçanit e përmbylli periudhën e parë të vitit shkollor në rrethana të jashtëzakonshme
-
“Mihal Grameno” shtyn nisjen e gjysmëvjetorit të dytë për ciklin 6-9, shkak mungesa e ngrohjes
-
Shkolla “Nexhmi Mustafa” në Prugoc kalon në mësim online shkaku i mosfunksionimit të kaldajës
-
Vërshimet detyruan tri shkolla në Prishtinë ta nisin online gjysmëvjetorin e dytë
-
Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Fushë-Kosovë