Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkolla e agrobiznesit, model i kultivimit të fruta perimeve

Komuna e Ferizajt nëpërmjet një komunikate shtypi ka njoftuar se zyrtarët komunalë se kanë vizituar shkollën e mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj. Komunarët kanë hasur në pamje interesante derisa kjo shkollë ka arritur të prodhojë produkte të ndryshme bujqësore në serra por edhe në oborrin e saj vërehet se pemët dhe gjelbërimi i ngjason një shkolle moderne evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

“Është interesante se si këto ditë të ngrohta vere atyre që u bien ta vizitojnë oborrin e shkollës së mesme të agrobiznesit e teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj e kanë vështirë ta identifikojnë se ndodhen në një kopsht të bukur bujqësor, apo në oborrin e një Shkolle të Mesme Profesionale, e cila dalëngadalë po shndërrohet në një punishte të bukur bujqësie. Ndonëse kohë pushimesh ku secili mendon ikjen në det apo në mal, punonjës të kësaj shkolle ndodhen këtu duke ujitur lulet, serrën, apo duke vjelë produkte të freskëta e të shëndetshme të prodhuara nga duart e njoma të nxënësve të shkollës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Ferizajt, duke bërë me dije se e gjithë kësaj pune të përkushtuar po i prinë drejtori i shkollës Abdullah Imeri së bashku me stafin e tij po angazhohen se në asnjë qoshe të kësaj hapësire të mos shkojë dëm pa u punuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.