Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar gjatë së hënës tri automjete transportuese për përdorim nga Njësia për Përcjelljen e të burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese dhe pajisje të tjera.
Donacioni ka ardhur nga Byroja për Çështje Ndërkombëtarë të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, në kuadër të Ambasadës Amerikane, në vlerë prej 170.000 dollarëve.
“Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së. ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
-
SHKK-ja pranon 49 detektorë statik nga Ambasada SHBA-së
-
SHBA-ja i dhuron SHSKUK-së pajisje në vlerë 300 mijë dollarësh
-
SHBA-ja i dhuron FSK-së pajisje në vlerë prej 190.000 dollarësh
-
IPK-ja pranoi donacion me pajisje mbrojtëse nga Qeveria amerikane
-
Zyra e BE-së i dhuroi 2 mijë maska Shërbimit Korrektues të Kosovës