“Diplomacia më e mirë për Kosovën është shkëmbimi i studentëve përmes programeve të profilizuara. Kjo që po e bënë Hope Kosova është për t’u çmuar dhe Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë mundësitë për të ndihmuar nisma të tilla”. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit që pati me përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope”, Berat dhe Valdete Gegaj dhe disa nxënës të përzgjedhur për udhëtimin në Amerikë në programin e kësaj organizate.
Përfaqësuesit e kësaj organizate e njoftuan kryeministrin Haradinaj për punën dhe aktivitetet e saj e cila në fokus ka shkëmbimin e kulturave, njohurive dhe ideve, ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçmas ndihma dhënë institucioneve shëndetësore, përmes sjelljes së mjekëve amerikanë për shërbim në Kosovë dhe ndihma arsimore përmes programeve të këmbimit.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim që rinia e Kosovës të ketë një të ardhme më të mirë.
“Programet e shkëmbimit dhe iniciativat e tilla janë të mirëseardhura dhe do ta kenë mbështetjen time dhe të Qeverisë të cilën unë e udhëheq”, the kryeministri Haradinaj duke i përgëzuar për punën e tyre.
Siç u shpreh kryeministri Haradinaj, shkëmbimet e përvojave ndërmjet studentëve, mjekëve, oficerëve dhe shumë profileve tjera ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë një mundësi e mirë për avancimin e gjithanshëm të gjeneratave të reja.
Përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope” Berat dhe Valdete Gegaj kryeministrit Haradinaj i kërkuan mbështetjen e tij dhe të Qeverisë në misionin e organizatës së tyre për ndërtimin e urave të komunikimit ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme.
-
Haradinaj thotë se investimi në edukim është i nevojshëm për Kosovën
-
Haradinaj bisedon me ushtarakë amerikanë për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës
-
Haradinaj: Kosova ka fat që e ka partner strategjik SHBA-në
-
Haradinaj i thotë Wilsonit se duan marrëveshje me Serbinë, po pa shkëmbim të territoreve
-
Këmbimi i përvojave mes fëmijëve kosovarë e gjermanë, i nevojshëm për të avancuar arsimin në vend