Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot disa nxënës gjermanë dhe kosovarë, nga programi i këmbimit të nxënësve dhe studentëve me organizatën gjermane “Education Unlimited a.V” drejtuar nga Kerstin Zielosko Labonte.
“Është fakt i mirë që projekti i nisur në bazë vullnetare, nga i cili kanë përfituar shumë nxënës nga vende të ndryshme të Kosovës, por nga viti i kaluar edhe 15 studentë dhe 4 mësimdhënës", tha kryeministri Hardinaj, duke shtuar se tanimë lidhur me këtë projekt dhe për t’i dhënë më shumë mbështetje, Qeveria e Kosovës, një vit më parë ka nënshkruar edhe memorandum mirëkuptimi në fushën e arsimit me organizatën “Education Unlimited a.V” dhe se tani po i sheh rezultatet pozitive të këtij programi.
Ai shtoi se falë këtij programi janë pranuar nxënës gjermanë, të cilët e kanë vizituar Kosovën, për ta parë një Kosovë ndryshe, një Kosovë evropiane.
Gjatë këtij takimi ai ka thënë se programi i tillë ka mundësuar vizitat e fëmijëve kosovarë në Parlamentin Evropian, përfaqësuesit e të cilit i kanë dhënë përkrahje programit.
-
Haradinaj preferon modelin gjerman të shkollave
-
Organizata gjermane ofron mbështetje për arsimin në Drenas
-
Kosova dhe Gjermania duan të vazhdojnë bashkëpunimin në arsim
-
Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm
-
Haradinaj: Partneriteti ekonomik me Gjermaninë, i rëndësishëm për vendin