Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, e ka shkarkuar ushtruesen e detyrës së drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK), Labëri Luzha. Në vend të saj, e ka emëruar një tjetër ushtrues detyre.
Këtë vendim Bytyqi e ka marrë javë më parë pasi Luzha kishte refuzuar hapjen e konkursit për drejtor të këtij Instituti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, e ka konfirmuar vendimin për shkarkim pa dashur të japë shumë detaje. Ka thënë se arsyeja pse deri tash nuk është shpallur konkursi për drejtor të IPK-së, është ish-ushtruesja e detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Labëri Luzha.
“Ju informoj se jemi në proces të shpalljes së konkursit, ndërsa Ismet Potera do të jetë ushtrues detyre deri në zgjedhjen e drejtorit të IPK-së me konkurs publik”, ka theksuar Gashi.
Nga ana tjetër, ish-ushtruesja e detyrës së drejtorit të Institutit Pedagogjik, Labëri Luzha, ka thënë se u shkarkua meqë kishte refuzuar të zbatojë një vendim të Këshillit Drejtues të IPK-së për hapjen e konkursit për pozitën e drejtorit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ish-deputeti i PDK-së dhe MASHT-i përplasen për postin e drejtorit të Institutit Pedagogjik
-
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës rrëzon vendimin e MASHT-it për drejtorin e Institutit Pedagogjik
-
Deputetit të PDK-së qe katër vjet i ruhet pozita e drejtorit të Institutit Pedagogjik
-
Ministria e Arsimit kundërligjshëm mban tre ushtrues detyre
-
Instituti Albanologjik e Ministria paralajmërojnë përballje në gjykatë për rastin e drejtorit