Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që nga viti 2014 është duke ia ruajtur pozitën e drejtorit të Institutit Pedagogjik, deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nezir Çoçaj.
Zyrtari i partisë në pushtet pas zgjedhjes si deputet, katër vjet më parë, e ka pezulluar detyrën e drejtorit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por, kjo pozitë, bazuar në praktikën e ndjekur deri më tash, pritet t’i ruhet Çoqajt edhe për 4 vjetët e ardhshëm, meqë ai është zgjedhur deputet edhe në legjislaturën aktuale. Edhe vetë Çoçaj i ka thënë gazetës se pasi ta përfundojë mandatin e deputetit do të kthehet sërish në pozitën e drejtorit.
I pyetur nëse do të vazhdojë ta mbajë këtë pozitë të pezulluar nëse rizgjidhet edhe një tjetër mandat deputet, ai ka thënë se më nuk e ka ndërmend të kandidojë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
-
Ish-deputeti i PDK-së dhe MASHT-i përplasen për postin e drejtorit të Institutit Pedagogjik
-
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës rrëzon vendimin e MASHT-it për drejtorin e Institutit Pedagogjik
-
MASHTI shkarkon Gashin, Sfishtën e Çoçajn nga pozitat e drejtorëve
-
Shkarkohet ushtruesja e detyrës së drejtorit të Institutit Pedagogjik
-
Nezir Çoçaj i PDK-së lë mandatin e deputetit