Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkaku i parregullsive anulohen zgjedhjet për një Bashkësi Lokale

Pejë, 7 nëntor – Komisioni i ankesave për zgjedhjet e këshillave lokale të Bashkësive Lokale të Pejës, ka vendosur që të përsëritë zgjedhjet për kryetar të këshillit lokal në Bashkësinë Lokale urbane “Dardania I”.

Javën e kaluar ka përfunduar procesi i zgjedhjeve të kryetarëve dhe anëtarëve të rinj të këshillave lokale në të gjitha bashkësitë lokale të Komunës së Pejës, por një parregullsi në procesin e zgjedhjes së kryetarit të këshillit lokal ishte evidentuar në Bashkësinë Lokale “Dardania I”, ku ka pasur një ankesë nga një kandidat që ka qenë për kryetar të këshillit. Sipas ankesës së tij, në atë zgjedhje kanë votuar për kandidatin tjetër edhe disa qytetarë të bashkësisë lokale ‘Dardania II’, e të cilët nuk kanë pasur të drejtë vote aty.

Komisioni i ankesave, që përbëhet nga tre këshilltarë të Kuvendit Komunal, ishte marrë me këtë ankesë dhe ka konstatuar shkelje në zgjedhjet për kryetar të këshillit lokal në “Dardania I”. /Ilir Osmanaj.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)