Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiu në Prishtinë dëmton objektin e Qendrës për Punë Sociale

Kjo është pamja që u shfaqet për çdo mëngjes punëtorëve në hyrje të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, teksa vijnë në vendin e tyre të punës.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë depërtuar brenda hapësirave të këtij objekti, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në vazhdimësi, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

As tavani i kësaj ndërtese nuk i ka shpëtuar prishjes nga uji, i cili fillimisht mblidhet mbi plate, pastaj arrin të futet brenda.

Për gjendjen e keqe, në të cilën ndodhet kjo qendër, është në dijeni edhe Komuna e Prishtinës, zyrtarë të së cilës thonë se kanë në dispozicion vetëm 40 mijë euro për renovimin e saj.

Sipas drejtorit të Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj, as dy qendrat e tjera që ndodhen në kryeqytet, nuk janë në gjendje të mirë.

Për këtë, komuna ka një plan të ri për vitin e ardhshëm.

Ndërsa, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se kjo ministri në vazhdimësi ka kërkuar nga Komunat krijimin e ambientit dhe kushteve të përshtatshme për punë për punëtorët socialë në këto qendra.