Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiu i rrëmbyeshëm dëmton rëndë ndërtesat te kampusi i UP-së

Secila dhomë e familjes Hyseini ka një kënd a cep të çarë ku depërton e pikë uji, kur bie shi, raporton KTV.

Në orët e pasdites së sotme ata kanë përdorur kovat për të pritur ujin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Familja disa anëtarëshe Hyseini, që jetojnë për gati 50 vjet në këtë ndërtesë pronë e Komunës, shprehen se janë ngopur me gënjeshtra.

Ajo thotë që premtimin për zgjidhjen e këtij rasti e ka marrë edhe personalisht nga kreu i Komunës, Shpend Ahmeti. Derisa druhet se nëse ndodhë që ta përcjellë këtë familje fati i Xheneta Gashit nga Prizreni, nuk do t’i duhet më shtëpia.

Janë pesë familje gjithsej që ende jetojnë në këtë objekt pullazi i së cilës është i shkatërruar. Rrezikshmëria më e lartë në këtë objekt është korridori, ku edhe kanë qasje secila prej këtyre familjeve.