Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shitësi më i veçantë në sheshet e Prishtinës

Është ndër më të dashurit për fëmijët e kryeqytetit kur ata vizitojnë sheshet e Prishtinës.

Është ky Enver Maloku, shitësi më i vjetër ambulant në kryeqytet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka 45 vjet që bën punën e njëjtë e nuk e ka ndryshuar as lokacionin, shtandin e ka të vendosur në qoshen që të çon nga sheshi “Nëna Terezë” në rrugën e kafeve të rakisë.

Shijet kanë ndryshuar në këto 4 dekada, thotë ai, derisa 2022-tën e pret duke përgatitur patatina.

“Para 45 vjete kemi shitur më shumë gështenja e misër, tash kërkohen paragaçet e patatet e skuqura në vaj”, thotë Maloku.

Edhe qendra e Prishtinës dikur dukej ndryshe, thotë ai.

“Dikur rrugë për vetura e një kohë edhe me kubëza, por qendra si qendër çdoherë ka qenë këtu. Fëmijët më njohin dhe disa nga ta tash si të rritur vijnë bashkë me fëmijët e tyre. Fëmijët e bëjnë punën edhe më të mirë”, vazhdon Maloku.

Pavarësisht vështirësive si invalid, ai thotë se puna e ndihmon.

“U kam thënë, ndihmat për mua ia jepni dikujt tjetër, se unë mund të punoj. Po pres nga kryetari i ri të bëjë më shumë rend në sheshe”.

Derisa vetë ka leje, ai flet për aksionin e kryetarit Përparim Rama për të larguar shitësit pa leje nga qendra.

Ai kërkon nga qeverisja e re të rishikojë edhe lejet. Pazare thotë se bëhen me lejet për shitje në shesh, ku një person e lëshon me qira lejen e punës nga Komuna.

2022-ta pret të jetë vit i kthimit në normalitet, sepse pandemia kishte ndikim negativ jo vetëm në shëndet, por edhe në të hyrat e familjes së tij.