Një hapësirë e re prej afro 5 mijë metrash katror pritet të shtohet shëtitores ‘Taulantia’ në Durrës.
Pas ‘Sfinksit’, bashkia në qytetin bregdetar do të ndërtojë një tjetër hapësirë publike duke shndërruar një hapësirë të kthyer në vend-depozitim papastërtish mes portit të peshkimit e shëtitores aktuale.
Shëtitorja “Taulantia” në Durrës pritet të zgjerohet sërish, raporton Oranews.tv.
Pas “Sfinksit” bashkia e qytetit bregdetar ka menduar të ndërtojë një tjetër shesh pushimi.
Bëhet fjalë për një hapësirë të konsiderueshme që ndodhet ndërmjet portit të ri të peshkimit dhe shëtitores “Taulantia”, territor i kthyer prej disa kohësh në një vendgrumbullim mbetjesh dhe papastërtish.
Në përfundim të projektit shëtitorja e famshme e Durrësit do të shtrihej nga Porti i Peshkimit deri në në afërsi të vendit të quajtur “Brryli”.
Edhe
Durrësi bëhet gati për të pritur pushuesit
Por qytetarët durrsakë shprehen skeptikë për investimin.
‘Sfinksi’ është një nga hapësirat publike që qyteti i Durrësit ka fituar së fundmi, i cili përveçse shërben si shesh pushimi, është kthyer në një destinacion për qytetarët e pushuesit që frekuentojnë qytetin në periudha të ndryshme të vitit.