Është përzgjedhur kompania fituese, e cila do ta ndërtojë shëtitoren e gjatë 270 metra mbi lumin Mirusha, shkruan sot Koha Ditore.
Shëtitorja, parashihet të nisë nga qendra e qytetit, e cila njihet edhe si “Ura e Maskatarit” dhe shtrihet në drejtim të lagjes së “Balecit”, ku punimet kanë përfunduar sa i përket trajtimit të ujërave të zeza si dhe ajo pjesë është mbuluar me pllaka të betonit.
Kjo shëtitore pritet të ketë hapësira gjelbëruese, ulëse për qytetarë, fontanë të ujit si dhe hapësira të vogla të stilit të hapur dedikuar kafeterive (bizneseve), të cilët munden t’i shërbejnë qytetarët, por edhe kënde për lojëra të fëmijëve.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prezantohet projekti i shëtitores mbi lumin Mirusha
-
Haziri: Shëtitorja mbi lumin Mirusha përfundon sivjet
-
Ndërtimi i shëtitores mbi lumin Mirusha peng i buxhetit
-
Gjilani investon 365 mijë euro për ndërtimin e shëtitores dhe parkun mbi lumin “Mirusha”
-
Prizreni me 600 mijë euro synon shëtitore të re në qendër