Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sheshi i Dëshmorëve pret heronjtë e vet

Sheshit të Dëshmorëve në qendër të Podujevës i janë bashkuar katër heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në përvjetorin e 21-të të rënies së Zahir Pjazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, është bërë zbulimi i shtatorëve të tyre dhe të heroit, Ilir Konushefci.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nën patronazhin e të cilit është organizuar kjo ceremoni, ka thënë se 31 janari ka qenë shumë i rëndë për popullin e Kosovës dhe humbje e rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po në të njëjtën kohë ka qenë edhe një ditë e mesazhit si feniks se UÇK-ja nuk do ta ndalte një asnjë moment përpjekjen e vet në luftën për liri...Sot 21 vjet më pas në qendër të Podujevës vijnë të heshtur, pa zë, heronjtë e lirisë siç kanë qenë pa zë edhe atëherë kur pushkët e tyre kanë përçuar mesazh. Edhe sot ata përçojnë një mesazh të fuqishëm të gjithë populli i Kosovës se liria jonë është e shenjtë, se shteti ynë është vetë jeta jonë. Nëse ne kemi si gjeneratë që kemi mbetur e gjallë që të bëjmë edhe më shumë për vendin tonë në mënyrë që ta çojmë edhe më përpara”, ka thënë Kadri Veseli...(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.