Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sheshet e Prishtinës dekorohen për 10-vjetorin e Pavarësisë

Sheshet e qendrës së Prishtinës kanë filluar të dekorohen për kremtimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Dekorimet kanë filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe pritet të vazhdojnë në “Nënë Tereza”, “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova”.

Manifestimi qendror pritet të mbahet më 17 shkurt, në të cilin është paralajmëruar të marrë pjesë edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.