Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se nuk e di marrëveshjen me Teuta Rugovën.
“Për votën e Teuta Rugovës nuk jam në proces të negociatave, dhe nuk kam njohuri të tilla se çka merr Teuta Rugova me votimin e Qeverisë. Ndoshta është kthim i nderit që zotëri Haradinaj i ka bërë Presidentit Rugova”, thotë Sherifi.
I pyetur nëse vota e saj ka të bëjë me procesin gjyqësor ndaj vëllait të saj, Ukë Rugova, Sherifi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë në këtë aspekt.
Artikuj të ngjashëm
-
“Dardan Gashi është ministër i AKR-së, jo i LDK-së”
-
Sherifi: U konfirmua se Nisma është pjesë e Kuvendit
-
Sherifi: VV është sjellë egër me neve, s’bëjmë koalicion me ta – shkojmë të vetëm në zgjedhje
-
LDK-ja në hall me Teuta Rugovën, nuk di çfarë të bëjë me të
-
Aliu: Teuta Rugova është e shantazhuar për të vëllanë