Ish-deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i është gëzuar vendimit të PZAP-it për anulim të votave të ardhura nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit.
Në një postim në Facebook, Sherifi thotë se me këtë vendim, partia që ai përfaqëson e ka kaluar pragun dhe rrjedhimisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Me vendimet e sotme, PZAP-i ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës”; ka shkruar Sherifi.
Ai ka falënderuar ata që, sipas tij, “ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia”.
Artikuj të ngjashëm
-
Limaj: Deputetët tanë do të jenë zë i fuqishëm i qytetarëve të Kosovës
-
Limaj thotë se zyrtarisht e kanë kaluar pragun, “jemi pjesë e Kuvendit”
-
Zyberaj: Koalicioni ynë përfundimisht pjesë e Kuvendit
-
Supremja vendos, Nisma-AKR në Kuvend
-
Limaj e quan fitore të ligjshmërisë në Kosovë vendimin e Supremes