Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, ka ndërmarrë disa veprime për zbatimin e masave kundër COVID-19, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive ditëve të fundit.
SHKK-ja ka vendosur se duke filluar nga data 23 gusht, secili pjesëtar i stafit, i cili punon në institucione korrektuese dhe nuk është i vaksinuar, për të hyrë në punë, obligohet që çdo 7 ditë të sjell test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë.
Sipas SHKK-së, përjashtim nga pika 1 bën ai pjesëtarë i stafit, i cili është në proces të vaksinimit, gjegjeshit ka marrë dozën e parë dhe është në proces të marrjes së dozës së dytë dhe ai i cili është vaksinuar me të dyja dozat, ose posedon ndonjë dokument përkatës që konfirmon se personi nuk është i infektuar ose ka fituar imunitet.
Po ashtu, SHKK-ja ka vendosur që secili i burgosur, i pavaksinuar, pas daljes nga institucioni, qoftë për vizitë në familje, gjykatë, trajtim mjekësore apo çfarëdo nevoje tjetër, pas kthimit do të karantinohet për 7 ditë.
“Secili i burgosur i pavaksinuar, i cili pranohet në institucione korrektuese, do të karantinoren për 7 ditë dhe në ndërkohë do ti mundësohet vaksinimi brenda kësaj periudhe. Të gjithë vizitorët, mbrojtësit, monitoruesit, kompanitë kontraktuese dhe personat tjerë, të cilët nuk janë të vaksinuar, nuk mund të hyjnë në institucione korrektuese pa test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë, ose me një dokument përkatës që konfirmon se personi nuk është i infektuar ose ka fituar imunitet. Përjashtim nga pika 5 e këtij urdhri janë fëmijët nën moshën 18 vjeçare, nga të cilët kërkohet respektimi i masave tjera anticovid në fuqi”, thuhet më tutje në njoftim.
SHKK-ja bën të ditur se masat do të rishikohen në rast të ndryshimit të gjendjes epidemiologjike dhe varësisht nga vendimet e institucioneve relevante në vend.
-
SHKK lehtëson masat për vizitorë në institucione korrektuese
-
SHKK-ja rikthen vizitat e familjarëve
-
90% e të burgosurve të vaksinuar, 28 zyrtarë korrektues me COVID-19
-
Ndryshohen masat anti-COVID, hiqen maskat në ambientet e jashtme
-
MSH-ja nuk mendon ta heqë vendimin për hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinës