Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar përmes një komunikate për media Ministria e Shëndetësisë.
“Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit. Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konfirmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se i njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren
-
Vdiq 31-vjeçari që ra nga një ndërtesë në Vushtrri
-
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë