Në komunën e Gjakovës sot është shënuar 17 Maji, dita e dëshmorëve të Gjakovës. Me këtë rast, kryetarja e komunës së Gjakovës Mioza Kusari – Lila e shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e saj ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek Lapidari “Shokët e Lirisë” si dhe tek varrezat e dëshmorëve, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Duke e vlerësuar lartë kontributin dhe sakrificën e heronjve dhe dëshmorëve të kombit, Kusari – Lila ka thënë se 17 Maji është një ditë e veçantë për faktin se na rikujton rrugën e vështirë dhe plot vuajtje për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Megjithatë, ajo ka shtuar se nuk duhet të jetë vetëm një ditë e shënuar në kalendar që përkujton dhe nderon heronjtë e dëshmorët, por duhet të jenë të gjitha ditët e vitit që duhet të shërbejnë për një gjë të tillë.
Po sot, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka qëndruar edhe në fshatin Shqiponjë, ish – Jabllanicë me ç ‘rast ka marrë pjesë në aktivitetet e zhvilluara në përkujtim të 18 vjetorit të çlirimit të këtij fshati.
-
Shënohet Dita e çlirimit të Prishtinës
-
Maqedonci: UÇK-ja themel i Ushtrisë së tashme të Kosovës
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat
-
Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë
-
Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit