Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Kusari Lila takon disa kryefamiljarë të Komunës së Gjakovës

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, sonte ka zhvilluar takim me disa kryefamiljarë nga Komuna e Gjakovës.

Me këtë rast, Kusari Lila ka thënë se arsyeja e faktit që sot është në politikë që nga viti 2009, ndërlidhet me Gjakovën, ku kjo është edhe hera e tretë e kandidimit të saj për të parën e kësaj Komune.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi bërë bashkë për programin ‘plus katër për Gjakovën’, për rrugëtimin e kësaj Komune drejt zhvillimit, zhvillim ky që nuk ndërlidhet me interesat e ngushta të politikës ditore. Si kryetare e Komunës për këto katër vite, kam kuptuar se duhet shërbyer të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës, por edhe atyre që nuk janë gjallë, për arsye se emri i atyre që nuk janë me ne duhet të nderohet dhe të rritet me veprat e të gjallëve”, ka thënë ajo.

Kusari Lila tha se “Gjakova tashmë ka një rrugë të hapur para vetes, të cilës rrugë nuk bënë t’i kthehemi pas, pas gjithë atij angazhimi që kishim bashkërisht për Gjakovën gjatë këtyre katër viteve”.

“Angazhimi ynë tejkalon vijat politike, dallimet dhe çdo gjë tjetër lidhet vetëm me të ardhmen e Gjakovës, andaj dua t’ju ftoj që me 19 nëntor të dilni masovikisht në zgjedhje për të dëshmuar me votë se e duam të ardhmen e Gjakovës për të cilën do punojmë bashkë të gjithë që të vulosim suksesin për Komunën tonë”, u shpreh ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Gjatë këtij takimi, opinione dhanë edhe disa përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave të ndryshme të Komunës së Gjakovës.