Në rrugën ‘Qamile Jaka’ në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit.
Sipas drejtorit të Inspeksionit, Adonis Tahiri tha se sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit.
"Sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit, në këtë rast kompania ka leje ndërtimi, pilotat janë të vendosur", tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa, përballë vendit ku ka ndodhur shembja e dheut, në të cilën kanë filluar punimet, ndodhen objekte në të cilat banojnë qytetarët.
Për shkak të shembjes së dheut është ndërprerë mësimi në shkollën fillore "Naim Frashëri".
{gallery}
-
Shembje dheu në Prishtinë, ndërprehet mësimi në shkollën fillore “Naim Frashëri”
-
Shembja e dheut në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, dëmton një gyp të ujësjellësit
-
Shembet dheu në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, dëmton një gyp të ujësjellësit
-
Shembet rruga në Prishtinë, intervistohet pronari i një kompanie e pezullohen disa inspektorë
-
Nga shembja e dheut dëmtohet gypi i ujit në rrugën “Kaçaniku” në Prishtinë