Kalon gati një vit prej që është ndërtuar objekti i Qendrës së informimit për turizëm, në Deçan, por qe në të ende askush nuk u jep turistëve apo vizitorëve informacione, shkruan sot “Koha Ditore”.
Objekti i ndërtuar me mjete të Bashkimit Evropian, ende ka dyert e mbyllura, ndonëse në muajin korrik të vitit të kaluar objekti ishte përfunduar dhe pritej të hapej.
Në mos-hapjen e kësaj qendre, siç pohojnë në Komunë paskan ndikuar disa probleme të papritura, që janë shfaqur pas ndërtimit të objektit.
“Kjo qendër ishte paraparë të funksionalizohej vjet, por ende nuk është hapur, shkaku i shembjes së dheut prapa objektit. Tashti kemi nisur punimet për ndërtimin e murit mbrojtës prapa objektit”, pohon arsyen e mos- hapjes së kësaj qendre, shefi i Sektorit të zhvillimit ekonomik dhe turizmi i Komunës së Deçanit, Mirsad Nimonaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Qendra për informim të vizitorëve në Deçan, peng i punësimit të dy vetave
-
Turistët në Deçan, krejtësisht të painformuar pasi Komuna s’ka mjete për staf të qendrës së informacionit
-
Prej 3 vjetësh Lipjani nuk e funksionalizon Qendrën Informuese Turistike
-
Rregullohet hapësira e jashtme e Qendrës Informative për Turizëm në Deçan
-
Në Deçan ka kapacitet për zhvillimin e turizmit, por duhen investime