Mungesa e infrastrukturës përgjatë Grykës së Deçanit po ndikon që këto resurse të jashtëzakonshme të turizmit të mbesin të pashfrytëzuara. Deçani ka potenciale për zhvillimin e turizmit dimëror e veror, por për këtë duhen bërë investime.
Ndonëse Komuna e Deçanit ka potenciale dhe kushte të favorshme për zhvillimin e turizmit, një gjë e tillë nuk po ndodh. Qytetarë, afaristë dhe ekspertë të turizmit thonë se mungesa e infrastrukturës përgjatë Grykës së Deçanit po ndikon që këto resurse të jashtëzakonshme të mbesin të fjetura për vite me radhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQytetarët gjithashtu thonë se pengesë tjetër e zhvillimit të këtij sektori në Deçan mbetet edhe Zona e Mbrojtur rreth Manastirit.
Ndërkaq kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, premton angazhimin konkret të Komunës, sidomos në rregullimin e infrastrukturës dhe përgatitjen e projekteve zhvillimore për turizëm, raporton televizioni publik.
Komuna e Deçanit disponon sipërfaqe prej qindra hektarë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit veror dhe dimëror.
Sipas eksperteve për turizëm, ka vende ku bora nuk shkrihet mbi 5 muaj duke mundësuar kështu kohëzgjatjen e shtigjeve për skijim.