Edhe më tutje, turistët që dëshirojnë t’i vizitojnë bukuritë e Deçanit, nuk kanë ku të drejtohen në ndonjë qendër informuese për turizëm, ani pse ka kaluar më shumë se një vit prej kur është përfunduar objekti i qendrës informative.
Ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, me vlerë rreth 250 mijë euro, edhe më tutje vazhdon të jetë jashtë funksionit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtuesit e Komunës thonë se mungesa e mjeteve për staf adekuat ka bërë që qendra të mos fillojë ende punën e saj.
Fitore Shala, Drejtoreshë e Turizmit në Deçan, thotë se janë duke punuar që kjo qendër të hapet sa më shpejt, ndonëse nuk kanë dhënë afat të saktë se kur.
Ajo thekson se drejtoria e Turizmit në këtë komunë ka përgatitur disa broshura, të cilat do t’ua lehtësojnë turistëve vizitat në Deçan.
Mosfunksionalizimi i qendrës së turistëve, po kritikohet nga shoqëria civile në Deçan.
Madje, arsyetimet e komunës se nuk kanë mundësi financiare për të vënë në funksion këtë qendër, po i konsiderojnë qesharake.
Adem Lushaj nga Shoqëria Civile në Deçan, thotë se do të bëjnë presion si shoqërisë civile, në mënyrë që kjo qendër të vihet në funksion.