“SHBA qëndron në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian”, ka deklaruar Zv. Drejtoresha e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore e Jugore, Susan K. Falatko, gjatë takimit me Ministrin për Diasporën, Pandeli Majko.
Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se “gjatë bisedimeve me Susan K. Falatko, fokusi të ishte reforma në fushën e diasporës ndërsa ministri e informoi për arritjet dhe përpjekjet që po bëhen në këtë aspekt, në bashkëpunim me qeverinë”.
Ministri Majko foli gjithashtu edhe për rritjen e koordinimit me vendet fqinje, si një mënyrë për ta bërë më të efektshme punën në mbështetje të diasporës.
Po ashtu, një tjetër çështje e rëndësishme e prekur në bisedime ishte heqja e taksave të dyfishta mes dy vendeve, marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore.
Gjatë bisedës u vu theksi tek rëndësia e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ndërsa zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit shprehu mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“SHBA qëndron në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian”, ka theksuar në fjalët e saj, Zv. Drejtores së Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore e Jugore.