Prishtinë, 7 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett .
Ambasadori Kosnett uroi zëvendëskryeministrin e parë, z. Hoti dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten mbështetësit kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Hoti falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme duke theksuar se SHBA-të janë një partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”
-
Hoti: Marrëdhënia me SHBA-në është ekzistenciale për Kosovën
-
Kurti: SHBA-ja është aleat e partner i pazëvendësueshëm i Kosovës
-
Kosnett dekorohet nga Osmani me urdhrin “Ibrahim Rugova”
-
Kosnetti falënderon Osmanin për ofrimin e mbështetjes lidhur me refugjatët afganë