Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale për Kosovën dhe jo për SHBA-në.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se duhet të angazhohen të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë, siç e ka quajtur ai, të përhershme me SHBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës.
“Ne ndajmë vlerat e përbashkëta si: përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive, mbrojtja dhe avancimi i demokracisë, shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin, ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive”, ka shkruar ai.
-
Hoti: Kush nuk i kupton marrëdhëniet ekzistenciale me SHBA-në, s’duhet të jetë në krye të shtetit
-
Kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut, Hoti: Askush s’është mbi LDK-në
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën
-
Hoti: Para pesë vjetësh ishim në Shtëpinë e Bardhë, sot suspendohet dialogu strategjik