Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja vazhdon ta thërrasë Serbinë që t’i gjejë vrasësit e vëllezërve Bytyçi

Foto: Koha

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott ka thënë se zgjidhja e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi në vitin 1999, është prioritet në marrëdhëniet e SHBA-së dhe të Serbisë, transmeton Koha.net.

"Vrasja e tre amerikanëve duhet të hetohet në mënyrë adekuate dhe të plotë. Drejtësia për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçin duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona bilaterale”, është përgjigjur Scott në pyetjen e gazetës “danas” nëse me kryetarin e Serbisë Vuçiq ka folur për këtë rast.

Scott ka thënë se me Vuçiqin ka folur për shumë tema, “porse për shkak të respektit ndaj bashkëbiseduesit”, nuk mund të flas për detajet e bisedave.

"Thënë përgjithësisht, SHBA-ja vazhdon ta thërrasë pushtetin e Serbisë që ta zgjidhë rastin e vëllezërve Bytyçi", ka thënë Scott.

Shtetasit amerikanë me origjinë nga Kosova, Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyçi janë arrestuar në vitin 1999 pas hyrjes në kufirin e Serbisë dhe më pas ishin vrarë.

Edhe SHBA-ja ia bën me dije Serbisë: Vrasjen e vëllezërve Bytyqi nuk do ta harrojmë Arbëri SHBA-ja ia bën me dije Serbisë: Vrasjen e vëllezërve Bytyqi nuk do ta harrojmë

Trupat e tyre janë gjetur në pranverën e vitit 2001 në varrezën masive të Petrovo Sellos.

Ata, duarlidhur, ishin vrarë me plumb në kokë.