Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar qytetarët e Kosovës në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se partneriteti i qëndrueshëm mes dy shteteve i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta demokratike.
“Si një nga demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin që keni bërë gjatë këtyre 14 viteve. Nga ana jonë, ne jemi krenarë t'ju mbështesim në këtë përpjekje”, thuhet në letrën e Blinkenit.
Ai ka kujtuar qëndrimin e SHBA-së se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme e të pacenueshme. Blinkeni ka thënë se duhet këmbëngulje për ndërtimin e institucioneve demokratike.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës teksa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj”, ka thënë ai tutje.
Blinkeni ka përsëritur që SHBA-ja përkrah dialogun me Serbinë, që duhet të përfundojë me njohje reciproke.
-
Prattipati: Kosova shteti më proamerikan në botë
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
SHBA-ja riafirmon angazhimin: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës
-
Rubio premton bashkëpunim më të fortë me Kosovën në të ardhmen. Macron përmend dialogun