I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobble, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë bërë progres në implementimin e marrëveshje së Bashkimit Evropian për çështjen e kufirit.
“Prania e KFOR-it është e përkohshme, brenda dy javësh presim që operacionet kufitare të kthehen në normale. Është koha për të punuar mbi këtë momentum dhe për ta rifilluar me zell dialogun”, ka shkruar ai në Twitter.
Sot është përmbushur pika e parë e marrëveshjes së Brukselit për çështjen e targave. Protestuesit serbë janë larguar nga pikat kufitare ku tash e disa ditë po protestonin, dhe me vete kanë marrë automjete me të cilat kishin bllokuar rrugët.
Barrikadat u larguan të parat, para se të tërhiqej edhe Njësia Speciale e Kosovës. Operacioni për qetësimin e situatës është kryer nga forca të KFOR-it.
-
Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t'i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
-
Lajçak: Me kryenegociatorët u dakorduam për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes
-
BE-ja: Dakordimi për targat, hap drejt procesit të normalizimit të marrëdhënieve
-
SHBA-ja përshëndet marrëveshjen e arritur: Të dyja palët kanë bërë një hap të madh para
-
Hovenier: Marrëveshja për targat shton sigurinë