Departament Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës.
Washingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak “të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm”.
Në njoftimin e DASH thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.
Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim “dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit”.
“Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit./VoA
-
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta me arsyetimin se mund të arratiset
-
Berisha thotë se i është hequr “non grata” nga SHBA-ja
-
SHBA-ja ua ndalon hyrjen pesë evropianëve, mes tyre një ish-komisioner
-
Trumpi e quan presidentin e Kolumbisë “lider droge”
-
Trumpi kërkon shkarkimin e Lisa Monacos nga Microsofti: Rrezik për sigurinë kombëtare