Gjetjet e Komisionit të ri nuk kanë ndikuar në ndryshimin e qëndrimit të shtetit amerikan. Edhe më tutje Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje që të kalohet marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi e nënshkruar në vitin 2015.
Ambasadori, Greg Delawie, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, tha se do të punojë me aq sa mundet që ky proces të përfundojë.
Njëjtë bën thirrje edhe Bashkimi Evropian.Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se presin që vendimi për këtë marrëveshje të merret sa më shpejt që të jetë e mundur.
Apostolova nuk la pa përmendur edhe luftën ndaj korrupsionit duke ritheksuar se për këtë do që të shohë njerëz që shkojnë në burg. Demarkacioni e lufta ndaj korrupsionit mbesin kritere që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës në këmbim të liberalizimit.
-
Delawie është për ratifikim të demarkacionit
-
SHBA-ja e interesuar për demarkim të kufirit Kosovë-Serbi, BE-ja s’e di se si do të duket ai
-
Një ditë pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvend
-
Ambasada SHBA-së: Pas demarkacionit, Kosova t’iu kthehet çështjeve euroatlantike
-
Delawie u bën thirrje deputetëve ta votojnë sot demarkacionin