Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja në bisedime me Surinamin për t’i dërguar afganët që janë në Kosovë

Zyrtarët amerikanë janë në bisedime për të dërguar afganët e mbetur në Kosovë në kombin e vogël të Amerikës së Jugut, Suriname, pasi ata nuk përmbushën kërkesat për pranim në Shtetet e Bashkuara, sipas Wall Stret Journal.

Ambasadori i Surinamit në SHBA konfirmoi se bisedimet me SHBA-në ishin në një fazë paraprake dhe vendi po shqyrtonte se çfarë vendimi do të marrë. "Ne po e shqyrtojmë atë", ka thënë ambasadori Marten Schalkwijk.

"Në përgjithësi, Surinami është një vend ku njerëzit mund të përshtaten shpejt", shtoi ai.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi çështjen.

Afganët u evakuuan vitin e kaluar gjatë rënies së qeverisë së mbështetur nga SHBA-ja dhe marrjes së Afganistanit nga talibanët.

Shtetet e Bashkuara i dërguan afganët në kampin Bondsteel në Kosovë.

Edhe Kampi Liya në Kosovë, ku mbahen të evakuuarit afganë, po cilësohet si “Guantanamo e vogël” Arbëri Kampi Liya në Kosovë, ku mbahen të evakuuarit afganë, po cilësohet si “Guantanamo e vogël”

Grupi i afganëve në Kosovë i kanë thënë SHBA-së se ata kanë shqetësime rreth planit për t'i dërguar ata në Suriname për shkak të nivelit të krimit në vend dhe prodhimit të ulët ekonomik.

Departamenti i Shtetit nuk jep një arsye për mohim dhe shumë afganë thonë se nuk e dinë pse u nuk janë pranuar në SHBA.

Rreth dy mijë afganë u strehuan në Kosovë.