Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Mathew Palmer, me të cilin diskutuan proceset ekonomike në vend edhe për investimet amerikane.
Gjatë takimit, Lluka ka informuar Palmerin rreth politikave ekonomike dhe politike të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës si dhe për projektet madhore në vend.
Gjithashtu, u rikonfirmua gatishmëria dhe nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve tregtare mes Kosovës dhe SHBA-së.
Në anën tjetër, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer ka shprehur gatishmëri të pa rezervë Qeverisë së Kosovës në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në procesin e eurointegrimit atlantik të Kosovës.
-
Veseli dhe Palmer flasin për zhvillimet e fundit dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve
-
SHBA e gatshme të mbështesë projektet energjetike në Kosovë
-
Zv.ndihmëssekretari amerikan për Mbrojtje vjen në Kosovë - siguria çështje diskutimi
-
Bislimi takoi Palmerin dhe Lajçakun lidhur me dialogun dhe vizitën në Bruksel
-
SHBA-ja i quan konstruktive takimet e Palmerit me krerët institucionalë të Kosovës