Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Alexander Arvizu.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në projekte konkrete, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se Hyseni e njoftoi Arvizun për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vlerësoi se gjendja e përgjithshme është e mirë.
“Në veçanti e njoftoi atë me të arriturat e Kosovës në luftimin e trafikimit me narkotikë dhe përdorimit të paligjshëm të lëndëve narkotike. Ai po ashtu e njoftoi për përpjekjet që po bëhen në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa Arvizu mbështet punën që po bëjnë institucionet e Republikë së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ofroi përkrahjen e SHBA-së në projekte konkrete në mbështetje të Qeverisë së Kosovës.
-
Haradinaj pritet nga Escobari, flasin për sigurinë e Kosovës
-
Sveçla e Hovenier flasin për nevojën e reformave në Polici e Administratë publike
-
Selimi: Partneriteti me SHBA-në, i çmuar në çdo fazë të avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë
-
Hyseni në Washington, takon Pompeon dhe Palmerin
-
Hyseni takohet me diplomatin Reeker, thotë se mori përkrahje për dialogun