Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja kërkon angazhim për vendosjen e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale

Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar angazhim nga institucionet e Kosovës për të vendosur drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook Ambasada ka shkruar se të gjitha viktimat meritojnë drejtësi.

SHBA-ja konsideron se është koha për t’i dyfishuar përpjekjet që të gjithë personat përgjegjës për këto vepra të mbajnë përgjegjësi.

“Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Urdhërojmë angazhimin e Kosovës për dorëzimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale në kohën e luftës. Është koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për të mbajtur përgjegjësinë e të gjithë keqbërësve, pavarësisht nga sfondi, etnia, apo lidhjet politike”. thuhet në njoftim.