Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja insiston në heqjen e taksës, për dialogun me Serbinë kërkohet konsensus

Qeverisë së re, e cila pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme që do mbahen më 6 tetor, do t’i duhet të gjejë një zgjidhje për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë proces, kanë premtuar mbështetje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se çështja e Kosovës është një prej pengesave kryesore për raportet ndërmjet Washingtonit dhe Beogradit.

Scott ka thënë se nga Qeveria e ardhshme presin që të heqë taksën ndaj produkteve serbe në shërbim të progresit, në negociatat për të arritur një “kompromis të vështirë”.

“Shpresojmë që, pas zgjedhjeve në Kosovë, ne do të kthehemi shpejt në punë për të gjetur një zgjidhje afatgjate, që do t’i kontribuojë paqes në këtë rajon”, ka thënë Scott.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se taksa nuk do të hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ish-deputetja, Fitore Pacolli, tha se Lëvizja Vetëvendosje është pro reciprocitetit me Serbinë, ndonëse nuk tregoi se cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrin karshi taksës, në rast se udhëheqin me ekzekutivin pas zgjedhjeve të tetorit.

Ndërsa, njohësit e procesit të dialogut thonë se Qeveria e re duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, dhe ta trajtojë atë me seriozitet.

Sipas Jeta Krasniqit, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i takon kryeministrit të ri që të shqyrtojë, apo jo, vendimin për taksën ndaj produkteve serbe.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar për një kohë, për shkak të kushtëzimit të vazhdimit të tij nga ana e Serbisë me heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.