Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja e NATO-ja shuplakë Thaçit – ai nuk tërhiqet

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja i kanë dhënë të mërkurën “flakaresh” presidentit Hashim Thaçi, pas iniciativës së tij që transformimi i Forcës së Sigurisë në ushtri të bëhet pa ndryshuar Kushtetutën. Të dy aleatët strategjikë të Kosovës e kanë kundërshtuar rreptë këtë proces, shkruan sot Koha Ditore.

SHBA-ja ka paralajmëruar se transformimi i mandatit të FSK-së vetëm nëpërmjet ligjit do t’i detyrojë që ta rivlerësojnë bashkëpunimin dypalësh me këtë forcë, e edhe ndihmën afatgjatë për të. Mesazhi është shprehur nëpërmjet një deklarate shtypi të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Mirëpo aty është shprehur edhe gatishmëria për t’i ndihmuar procesit të transformimit në variantin që ka mbështetje ndërkombëtare.

(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm