Kosova nuk e ka përkrahjen e faktorit ndërkombëtar për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, pa ndryshimet kushtetuese, raporton KTV.
Madje, ndaj propozimit të presidentit Thaçi, që kjo të bëhet nëpërmjet Projektligjit, janë shprehur të shqetësuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se mbështet transformimin gradual dhe transparent të FSK-së, por jo në formën siç po synohet të bëhet aktualisht. Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë të publikuar, ka kundërshtuar, siç i ka quajtur ai, hapat e njëanshëm për formimin e Ushtrisë. Por, Stoltenberg ka thënë se NATO-ja mbështet zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje.
Reagimet e Ambasadës amerikane dhe të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenbeg, vijnë një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi ia dorëzoi kryeparlamentarit Kadri Veseli Projektligjin për Forcën e Sigurisë, me të cilin parashihet që kësaj force t’i zgjerohet misioni dhe t’i shtohen përgjegjësitë.
-
Thaçi e informon Stoltenbergun mbi transformimin e FSK-së
-
Stoltenberg: Transformi i i FSK-së është çështje e Kosovës, por vendimi s’u mor në kohën e duhur
-
A i luhati raportet e Kosovës me NATO-n, formimi i Ushtrisë
-
Kush e përkrahu e kush jo Kosovën në bërjen e ushtrisë së saj
-
Stoltenberg shpreh keqardhje për themelimin e Ushtrisë së Kosovës pa pëlqimin e NATO-s