Arbëri

SHBA-ja e Gjermania dënojnë djegien e veturave në veri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja vazhdimisht ka dënuar djegien e veturave në veri të Kosovës. Hovenier ka thënë se është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të mbrojë qytetarët.

“SHBA-ja vazhdimisht ka dënuar djegiet kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënien për këto veprime kriminale”, tha Hovenier në Twitter.

 

 

Ndërkohë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka parë shqetësuese që Lista Serbe sërish nuk ka dënuar djegien e veturave. Në vend të kësaj Lista Serbe ka paralajmëruar “kryengritje” pas arrestimit të një qytetari serb M.B. nga Policia e Kosovës të shtunën të dyshuar për djegien e veturave dhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

“Shumë shqetësuese që Lista Serbe sërish nuk ka dënuar djegien e veturave të qytetarëve. Të gjithë duhet të bashkohen për ta dënuar këtë praktikë”, shkroi Rohde në Twitter.