Autoritetet amerikane në qarkun e Kolombias, njoftuan se kanë lëshuar urdhër-arrest dhe aktakuzë ndaj Lirim Sylejmanit, për mbështetje të grupit militant, Shteti Islamik (IS) si dhe për trajnim nga ky grup, të cilin Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste.
Sylemani, që ka lindur në Kosovë, por është shtetas i natyralizuar i Shteteve të Bashkuara, më 2019 ishte arrestuar nga Forcat Demokratike Siriane dhe së fundmi i është dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), përcjell rel.
“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që janë larguar nga shteti për t’iu bashkuar IS-it”, tha Ndihmësprokurori i Përgjithshëm, John C.Demers.
“I akuzuari është shtetas amerikan, i cili braktisi shtetin e tij dhe iu bashkua IS-it në Siri. Ai do të përgjigjet për veprat e tij para gjykatës amerikane”, tha ushtruesi i detyrës së Prokurorit, Micheal Sherwin.
Lufta kundër terrorizmit është prioritet kryesor për FBI-në, tha drejtuesi i sektorit kundërterrorizmit në këtë institucion, Jill Sanbor.
“Njoftimi i sotëm duhet të shërbejë si paralajmërim për të gjithë ata që kanë udhëtuar apo që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit për t’iu bashkuar IS-it, se FBI është e vendosur që ata të përballen me drejtësinë”, tha Sanbor.
Edhe
SHBA-ja dënon kosovarin me 10 vjet burgim për pjesëmarrje në ISIS
Sipas aktakuzës, që prej nëntorit të vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2019, Sylejmani ka komprometuar për t’i ofruar dhe i ka ofruar mbështetje materiale dhe burime, përfshirë personel dhe shpërblime, IS-it në Siri.
Në aktakuzë po ashtu thuhet se Sylejmani është trajnuar ushtarakisht nga organizata terroriste.