SHBA vlerëson kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në koalicionin për fitoren mbi ISIS, si dhe në promovimin dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Këtë e konfirmoi Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Wess Mitchell gjatë takimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Ndihmës sekretari Mitchell përgëzoi qeverinë shqiptare për përpjekjet e saj në zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Ministri Bushati, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, falënderoi ndihmës sekretarin Mitchell për kontributin e administratës amerikane, për zhvillimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së.

-
Rutte pret Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO
-
Rutte: NATO-ja s’ka qenë kurrë më e fortë
-
Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, shkak shpenzimet e ulëta për mbrojtjen
-
Rutte takon Trumpin para samitit të NATO-s
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë