Arbëri

Blinkeni uron Shqipërinë: SHBA-ja është krenare për aleancën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, uroi Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë, duke thënë se edhe SHBA-ja është krenare për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në njoftimin e publikuar nga Departamenti i Shtetit, Blinken tha se SHBA-ja ka qenë e nderuar të punojë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Ai u shpreh se Shqipëria ka treguar guxim e lidership duke mbështetur Ukrainën.

“Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t'ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike. Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar agjendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën, dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike”, thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan.

Ai u shpreh se SHBA-ja është krenare që qëndron krah me Shqipërinë.